• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian : Jam gati të kem një fëmijë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ka zbuluar se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.

Përmes rrjetit të saj social, Twitter, Khloe ka konfirmuar se do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër kur të jetë koha e duhur. “Si po rritet fëmija im kaq shumë?”, ka shkruar ajo në postim. Më pas një ndjekëse i ka shkruar se është koha për një fëmijë tjetër dhe Kardashian i është përgjigjur:”Hehehe. Unë dua që ajo të ketë një vëlla ose motër. Nëse është plani i Zotit”. Khloe është shprehur për të zgjeruar familjen e saj edhe në të kaluarën pasi lindi vajzën e saj me Tristan Thompson në prill të vitit 2018. Dy vjet më vonë, në një episod të ‘KUWTK, ajo bisedoi për ngrirjen e vezëve të saj me miken Malika Haqq.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *