• |
ide | kryesore

Kufiri më Kosovën/ Ndërrohen rregullat, shqiptarët me një dozë kthehen mbrapsht

-Instant, Lajme, Të fundit



Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksinë e në pritje të dozës së dytë. Qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave antiCovid në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshirë dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët  e Shqipërisë nuk deklarojnë se nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë. Gjithsesi, tashmë lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni duket se është frenuar, dhe qytetaret nuk marrin ndonjë iniciativë të tillë, përtej rasteve të punës apo shëndetësore”.

Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve totale në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, ku  mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *