• |
ide | kryesore

Ky është 37-vjeçari që kreu masakrën me hark e shigjeta në Norvegji

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është një danez 37-vjeçar i identifikuar si Espen Andersen Brathen, autori i masakrës që ndodhi në Kongsberg të Norvegjisë. Policia tha se ai ishte konvertuar në fenë myslimane.

“Më parë kishte pasur shqetësime se ky person ishte radikalizuar” – tha policia. I armatosur me një hark dhe shigjetë, ai shënjestroi kalimtarët në zona të ndryshme të qytetit, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë. 37-vjeçari u arrestua më pas dhe u dërgua në burg.

Gjatë marrjes në pyetje, e cila u zhvillua disa orë pas arrestimit, 37-vjeçari ishte bashkëpunues me policinë dhe tha se ishte “i impresionuar nga situata”.

Viktimat e masakrës janë 4 gra dhe 1 burrë, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç. Dy të plagosurit janë shtruar në spital në terapi intensive. Midis tyre, një oficer policie jashtë detyrës që ishte brenda një dyqani.

Sipas disa mediave norvegjeze, në vitin 2012, Espen Andersen Brathen kërcënoi të vriste një të afërm të tij dhe mori një urdhër ndalimi për këtë. Po atë vit ai u dënua për vjedhje dhe blerje hashashi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *