• |
ide | kryesore

Lezhë/ I gjenden 2 granata në banesë, arrestohet 52-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi i janë gjetur granata në banesë. Sipas uniformave blu në bazë të informacioneve të marra kanë ushtruar kontroll në banesën e A.K., në fshatin Kallmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

“Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë,  në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *