• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Tajvan, të paktën 25 të vdekur

-Instant, Arkiva, Planet



Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë në Tajvan, duke lënë të vdekur 25 persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Sipas AP News, ndërtesa 13-katëshe u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të së enjtes, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zyrtarët kanë deklaruar se 55 persona ishin dërguar në spital, përfshirë 14 persona që nuk treguan shenja jete.

Të paktën 11 persona të gjetur në vendngjarje u dërguan menjëherë në morg, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit ene nuk e kanë konfirmuar burimin e këtij zjarri, megjithatë dëshmitarët thanë për mediet lokale se ata kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 pas mesnate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *