• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i La Casa De Papel, çfarë do të ndodh ne episodin e fundit

-Instant, F1, Paparazzi



Para serialit “Squid Game”, në Netflix po bënte namin seriali spanjoll që flet për një grabitje ikonike të një banke, dashuri, vrasje, mistere e të gjitha këto në një, “La Casa de Papel”.

Një sukses i vërtetë pasi u përqafua shumë shpejt nga njerëzit dhe nuk kishte media që nuk komentonte për të.

Tashmë ata kanë vendosur të sjellin pjesën e dytë të sezonit të pestë, i cili përmban pesë seri të cilat mendohen të jenë të fundit të këtij seriali. Ato do të publikohen në platformën Netflix më 3 dhjetor.
Të gjithë jemi kurioz të dimë se çfarë do të ndodhë me personazhet e mbetur dhe si do të përfundojë kjo histori, por në vend që të presim shumë, traileri i parë i lançuar për sezonin na zbulon fundin e një personazhi tjetër, përpos Tokios.

Traileri nis i gjithi me fjalët e profesorit, i cili shprehet se është i lënduar pasi ka humbur shumë njerëz të rëndësishëm për të dhe nuk dëshiron të sakrifikojë më tepër.
Por kjo video përfundon me një pamje shumë të rëndë për të dashurën e profesorit, Lisbonën. Aty zbulojmë se Lisbona do të arrestohet.
Jemi ende shumë kuriozë se çfarë do të ndodhë me personazhet e tjerë të këtij seriali dhe cilat do të jenë aventurat që do të kalojnë pasi jo shumë janë zbuluar.

https://youtu.be/8moHEB-ierQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *