• |
ide | kryesore

Pukë/ Sekuestrohen 25 kg kanabis, në pranga 5 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Pukës për kultivim dhe trafik kanabisi. Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 25 kg kanabis në disa zona të Pukës.


Sipas njoftimit të policisë, nga kontrolli i ushtruar në fshatin Ars në bashkinë e Fushë Arrëzit është konstatuar një parcelë ku ishin kultivuar 27 bimë kanabis.


Më pas, efektivët ushtruan kontroll në zonën përreth ku në një kasolle të improvizuar, arrestuan 5 persona si dhe sekuestruan disa bimë që ishin bërë gati për tharje.

Panorama.al mëson se në pranga janë vendosur, 55-vjeçari Llesh Lekgegaj i dënuar më parë për vrasje, një 19-vjeçar Kristian Nika, Donald Ndoj 18 vjeç, Mimoza Ndoj 48 vjeçe dhe Gjela Lekgegaj 55 vjeç.

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ars”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Në kuadër të operacionit, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vrasje. Sekuestrohen 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar. Në vijim të kontrollit, në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 5 shtetasit e arrestuar, të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 25 kg cannabis sativa (bimë në proces tharjeje). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu