• |
ide | kryesore

Rama-Bashës: Për të shara nuk e kalon njeri ustain tënd, ti je kopja, Berisha origjinali

-Instant, Lajme, Të fundit



Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha është tensionuar kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga të dyja palët. Me ironi Rama i tha Bashës se nuk e konkuron dot ish kryeministrin Sali Berisha për të shara, duke e cilësuar kreun e PD një kopje të tij.

Kur vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri mos u anko se të vjen Foltorja këtu. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Nuk ta kemi fajin ne, dil këtu e sillu mirë, thuaj çfarë ke për të thënë dhe mos hyr në garë se kush më shan më shumë mua. Mos i hy kësaj maloreje sepse për të shara se konkurron njeri atë ustain tënd. Është sharësi më i madh. Je shumë melankolik për të bërë atë lloj roli. Je shumë dobët përpara tij, se ai është origjinali ti je kopja. Nëse e kalon atë kopje atëherë flasim”, tha Rama.

Debati u agravua pas deklaratave të kryetarit të PD-së, i cili tha se Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën të ndihet keq, duke iu referuar përplasjes me Berishën.



1 Comment

  1. Po ku ta kalon njeri ty o dylber mavi. Ti ke akuzuar babane le me te tjeret. Je i vetmi qe e ke quajtur ate popull dele dhe tani ke surrat e del e flet. Nul Pengut mire ja ben se e meriton po prit dhe pak se ske pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *