• |
ide | kryesore

Raporti me Guardiolën e ajo që ndodhi me Messin, rrëfehet Aguero: “Ishte shumë i trishtuar kur iku nga Barça”

-Instant, Sport



Një Sergio Aguero… që flet për gjithçka. Kun ka dhënë një intervistë për ElPais në të cilën ai foli për shumë tema. Duke filluar nga fëmijëria në Argjentinë deri në mbërritjen në Barcelonë, përmes viteve të kaluara te City me Guardiolan. Lojtari blaugrana është i sinqertë dhe, si një sulmues i mirë, nuk luan në mbrojtje…

Aguero shpjegon se për tu bërë lojtari që është sot kërkonte shumë angazhim dhe ndihmën e shumë njerëzve. “Që të shpërfaqesh duhet të kesh talent dhe shumë fat, ke nevojë për dikë që të të ndihmojë. Unë kisha babanë tim, i cili njihte një person që punonte te Independiente dhe çdo vit ai shkonte ta shqetësonte për të më bërë një audicion. Pa babain tim, nuk do të arrija kurrë këtu ku jam. Kam folur me djem të tjerë, si Tevez, e të gjithë kemi pasur një situatë të ngjashme”. Ashtu si në fakt janë të ngjashme edhe kushtet e jetesës. Aguero gjithashtu është rritur në një geto, në Villa, dhe tregon për vizitën e tij të fundit në vendet ku ai kaloi fëmijërinë e tij. “Isha 16. Kur pyeta se çfarë ndodhi me djemtë me të cilët takohesha, njëri kishte vdekur, tjetri ishte në burg, tjetrin po e kërkonte policia. Dhe ne po flasim për 15-vjeçarët. Por unë jam akoma në kontakt me disa nga miqtë e mi që atëherë, ne ende flasim, më shumë se njëzet vjet më vonë. ”

Pas Independientes erdhi Atletico Madrid dhe mbi të gjitha Manchester City, ku argjentinasi mbetet një ikonë. Dhe Aguero vendos pikat mbi “i”. Me trajnerin e fundit që kishte në Etihad, nuk ka asnjë mëri për asgjë. “Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë problem me Guardiolën, kurrë nuk kam diskutuar me të, edhe pse duhet të sqaronim diçka. Kur ai mbërriti, duke qenë se nuk e njihnim njëri-tjetrin, pati një periudhë prove. Por tre vitet e fundit kanë qenë fantastike, jo nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Ai është një trajner që gjithmonë dëshiron më të mirën nga lojtarët e tij, nuk i intereson nëse dikush ka shënuar tre gola në ndeshjet e fundit, nëse nuk është në formë ai e lë gjithsesi jashtë. Nuk i intereson emri i futbollistit. Nëse nuk është Messi!”.

Dhe duke folur për Messin, ardhja te Barça duhej të përkonte me bashkimin me Leon. Por nuk ndodhi kështu. E megjithatë Kun nuk ka pishmane. “Nuk jam penduar. Le të jemi të sinqertë, kush nuk do të donte të ishte te Barcelona? Shumica e futbollistëve do të donin ta vishnin këtë fanellë, pavarësisht se çfarë bën ekipi. Unë erdha me pritshmërinë për të luajtur me Messin dhe në një ekip të mirë, gjë që klubi po përpiqej ta bënte. Lamtumira e tij ishte një moment tronditje, kur e kuptova nuk mund ta besoja. Atë të shtunë shkova ta vizitoja në shtëpinë e tij, ishte në një gjendje shumë të keqe. Për mënyrën si jam gatuar, meqenëse nuk e pashë mirë, u përpoqa ta bëja të harronte atë që kishte ndodhur, doja ta shpërqendroja dhe i tregova për ekipin tim të Esports”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *