• |
ide | kryesore

Ronaldo Fenomeni nuk ka dyshime: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema

-Instant, Sport



Ronaldo Fenomeni do t’i kishte dhënë Topin e Artë Karim Benzema. Lufta për trofeun është më e hapur se kurrë. Me hegjemoninë e Cristiano Ronaldos dhe Messit tani gjithnjë e më të lëkundur, ka shumë kandidatë që synojnë fronin. Messi që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe luan për PSG duket të jetë favoriti natyral. Konkurrenca, megjithatë, nuk mungon: Kampioni i Europës me Italinë dhe me klubin Jorginho. Pastaj Lewandowski që ka fituar gjithcka e pagoi për mungesën e dorëzimit të çmimit vitin e kaluar. Ronaldo dhe Mbappé mbeten gjithnjë në lojë… e praktikisht do të mbledhin vota.

Ditët e fundit, janë rritur shumë edhe kuotat për Benzema. Qendërsulmuesi, megjithatë, mund të mburret me “sponsorizimin” e disa kampionëve të mëdhenj. I fundit, në kohë, është Ronaldo. Jo ish-shoku i tij i skuadrës por një futbollist që ka fituar dy Kupa Bote dhe po aq Topa të Artë. Një zë pra mjaft autoritar. E që, nga qendërsulmuesit, kupton e mirë madje.

“Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë. Në nivelet më të larta prej 10 vjetësh dhe kampion mbi gjithçka tjetër. Nuk besoni?”.

Mbetet për të kuptuar se çfarë mund të sjellë sulmuesi francez si trofe. Viti 2021 i tij, i menduar si vit kalendarik, ishte i nivelit më të lartë: 34 gola dhe 15 asist. Benzema vetëm i shkoi pranë titullit në Spanjë. E pavarësisht një evropiani të shkëlqyer me Francën, ai nuk ishte në gjendje të kontribuonte në fitoren e Kampionatit Evropian. Sidoqoftë, ai e kompensoi situatën në Ligën e Kombeve, duke tërhequr Kampionët e Botës drejt fitores me dy gola shumë të rëndë kundër Belgjikës dhe Spanjës. E në avantazhin e tij ka edhe kombësinë: është francez, si kushdo që cakton titullin. Edhe pse deri më tani nuk ka qenë një faktor diskriminues. Francezi i fundit që fitoi një trofe ishte Zidane në 1998. E duhet patur parasysh se fitimi i një Kupe Bote nuk ishte i mjaftueshëm për Griezmann. Mbetet në këtë pikë për të kuptuar se sa e fortë do të jetë… shtytja e Fenomenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *