• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Bashës: Unë nuk pështyj mbi 16 vitet me Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha iu përgjigj kunjave të herëpashershme të Edi Ramës në kuvend, në lidhje me Foltoren e Sali Berishës. Basha u duk ende i paqartë për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti në PD, kur tha se “ende pyes veten që PD të jetë valvula e shpresës”, por ai u duk i sigurtë në një vendim, që nuk do t’ia kthejë Berishës me të njëjtën monedhë akuzat që i ka bërë.

“Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi me Berishën, sikur nuk bëhem pjesë e procesit të përbaltjes së llumit, gënjeshtrave të rrenave, unë pyes veten time që PD të jetë valvula e shpresës për demokratët dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje. Fatkeqësisht për ty ajo rrugë do të të marrë edhe ty përtokë dhe nuk ka zot që të shpëton” tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *