• |
ide | kryesore

“Satelitë në hapësirë Albania one, Albania two”, Rama zbulon planet delirante në mandatin e tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama njoftoi se së shpejti Shqipëria do të çojë satelitë në hapësirë. Nuk dihet pse, si dhe kur por deklarata e Ramës u bë në parlament, si përgjigje ndaj Bashës, që i kujtoi blerjen e dronave në Turqi. Në këtë moment Rama zbuloi planin e Shqipëisë për të çuar satelitë në hapësirë. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, para, gjatë apo pas krizës energjitike, që për momentin ka vënë në vështirësi financat e shtetit shqiptar, por ajo që dihet është se satelitët do të quhen “Albania one” dhe Albania Two”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura tek deputetët e opozitës.

“Prisni prisni! Qeshni, qeshni! Jo vetëm drona por do të çojmë edhe satelitë në hapësirë. Po, po, satelitë. “Albania one”, “Albania two” do t’i cojmë edhe ato se për ne ky vend nuk është “Tokë e xanun” dhe nuk është “7 mrekulli solli bota dhe mrekullinë e 8 e bëtë ju”. Se ju jeni të vetmit që keni bërë një qytet pa leje. Sigurisht na keni lënë një situatë që kërkon durim, por ne shohim shumë larg, jo drone por edhe satelitë do të çojmë në hapësirë” tha Rama.



7 Comments

  1. Sa ishte duke genjyer ne toke po i besonim, tani sapo filloi duke genjyer ne ajer nuk po i besohet me.O Palloshhhhhhhhhhh si e ke kohen aty lart ahahahahaha

  2. Dhe aq delirante nuk jane.
    Sepse nje rakete e leshuar nga ShBA ose Franca, leshon ne hapesire 5 -6 satelite.
    Nuk eshte ndonje problem te leshoje dy satelite per llogari te Shqiperise.
    Azhornohuni me teknologjine o gjizngrenes te bodrumeve te SHQUP-it….

    1. Ti me emer, ose je budalla, ose i di te gjithe per budallenj. I leme kostot e hedhjes se sateliteve ne hapesire sepse ate na e bejne gratis si Franca, si Ameriqia e Kimit, po satelitet kush do i prodhoje, apo edhe ato jane gratis. Po prandaj nuk ecen perpara Shqiperia, sepse ka te tilla qenje qe ecin me dy kembe dhe endojne se jane njerez dhe cdo gomarllek qe thote kryetari i partise se tyre, e marrin seriozisht. dhe e besojne.

    2. Ti kujton se e leshon Franca ose Usa per ty dhe kaq.Satelliti do nje skuader te specializuar,do laborator, do behen eksperimente,stimulime,hardware,fuel.Minimumi per nje muaj te kushton 10milion dollar dhe varet cfare satelliti kerkon te dergosh sipas peshes.Ke satelite qe kushton dhe 250mij dollare .Keshtu qe mos pretendo se din ndonje gje

  3. Une mendoj qe sateliti 1 te quhet:
    Art Daullxhiu sat

    Ndersa i dyti:
    Ujku i shijakut sat

    Shkence mer ti, jo shaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *