• |
ide | kryesore

Seanca plenare/ Rama-opozitës: Harrojeni komisionin hetimor ‘Becheti, s’mund të ngrihet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Beccheti”. Kryeqeveritari Rama tha se nuk mund të ngrihet një komision hetimor për çështjen ‘Becheti’, pasi sipas tij, nuk ka asnjë njohje të publiku me këtë vendim nga gjykata përkatëse. Vendimi i referohet një vendimi konfidenacial sipas vetë gjykatës, tha Rama.

Diskutimi është shoqëruar me debate, teksa deputetët demokratë kanë ndërhyrë nga vendi teksa Rama fliste.

‘Keni bërë një kërkesë për ngritje e komisionit hetimor që të zbardhen të gjitha veprimet, dhe thoni që në fillim në prill 2021 u njoh me vendimin Becheti. Ma tregoni vendimin, vendimin me të cilin ju jeni njohur. Po ju shpjegoj nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Sipas gjykatës bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtime  interesave të vendin në lidhje me një procedurë të proces. Vendimi i referohet një vendimi konfidenacial sipas vetë gjykatës. Konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata ndërkombëtare këtë e dini ju, nuk e them për të trembur por pse nuk bëhet ky komision. Ju nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. As në prill 2021 dhe as sot, vendimi nuk është në faqen e Gjykatës. Është një porces penal në prokurorinë e Tiranës, ku priten të thirren dëshmitare, që prej disa muajsh po kërkohen. Ky që thoni ju është në kërkim dhe ju po mbroni një njeri në kërkim. Po shpifni se shteti shqiptar ka filluar të paguajë. Nuk është e vërtetë. Ky komision hetimor shkel parimet kushtetuese dhe dëmton interesat e Kushtetutës.’- tha Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *