• |
ide | kryesore

Shpërthime dhe të shtëna në Beirut, 2 viktima dhe 7 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Beirut është “zgjuar” ditën e sotme nga dy shpërthime të mëdha dhe nga të shtëna me mitraloz, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal ishin mbledhur pranë gjykatës për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, kreut të hetimit të shpërthimit në portin e kryeqytetit libanez.

Libani është tronditur muajt e fundit nga trazirat dhe mungesa e energjisë, me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë sidomos gjatë javëve të fundit. Dy nga shtatë të plagosurit janë në gjendje kritike, sipas Dr. Mariam Hassan nga Spitali Sahel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *