• |
ide | kryesore

Studimi i Parlamentit të BE: Italia është ‘parajsa’ fiskale e futbollistëve të huaj

-Instant, Sport



Italia është një nga vendet evropiane që inkurajon më shumë ardhjen e futbollistëve të mëdhenj profesionistë nga jashtë, të tërhequr nga një regjim fiskal që u garanton atyre një përjashtim prej 50 përqind mbi bazën tatimore. Kjo është ajo që del nga studimi i titulluar ‘Taksimi i futbollit profesionist në BE’ i botuar nga Parlamenti Evropian dhe i kërkuar nga Komiteti i Çështjeve Fiskale të Eurodhomës.

Regjimet e përjashtimit nga taksat, të zbatuara nga disa vende të BE-së “lejojnë lojtarët (dhe klubet indirekt) të gëzojnë një pjesë të pagës së tyre pa taksa” dhe për këtë arsye “të optimizojnë bazën tatimore të të ardhurave të lojtarëve”, shkruajnë autorët e studimit. “Është e drejtë të thuhet se regjimi tatimor italian është një nga më tërheqësit për lojtarët kryesorë të huaj”, ka shpjeguar profesor Robby Houben i Universitetit të Antëerp, një nga autorët e studimit mbi regjimet tatimore në shtatë vendet e BE-së që kanë kompeticionet kryesore të futbollit: Italia, Spanja, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Portugalia.

Reformat më domethënëse janë regjimi për banorët jo vendas (në thelb taksa e sheshtë prej 100,000 € për të ardhurat jo nga puna, nga të cilat ndër të tjerë përfituan Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku) dhe stimujt për të transferuar vendbanimin në Itali (sistemi i ndërtuar nga dekreti i dinjitetit përfundonte shpesh nën akuzë sepse do të favorizonte lojtarët e huaj). Kombinimi i këtyre parashikimeve, për të përdorur fjalët e studimit “konsiderohen se kanë një ndikim vendimtar në atraktivitetin fiskal të Italisë për futbollistët dhe për sportistët në përgjithësi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *