• |
ide | kryesore

Berisha: Reforma në drejtësi e kapur, kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Korça se drejtësia në vend është kapur nga Edi Rama dhe George Soros është pas të gjitha keqbërjeve të Ramës në vend.

“U dizenjova non-grata në një kohë kur nuk kisha pasur asnjë akuzë dhe fakt ndaj meje, në një kohë kur kisha 8 vite që isha larguar nga pushteti, tre javë pasi humbëm zgjedhjet. Prandaj këtë çështje e çova në Paris për të mbrojtur dinjitetin tim. Asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjëlloj ndihme. Pse? Sepse gjykatat nuk kanë fare as negociata, as stër-negociata, asgjë. Edhe kryetarit i thashë mos u përfshi se ne jemi forcë pro-amerikane dhe nuk kemi pse ndezim debat.

Kjo akuzë erdhi pasi në vitin 2017 kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’. Sepse veprimtaria e tij është antidemokratike. Sepse çfarë bëri ai? I mori të gjitha OJQ-të dhe i futi nën umbrellën e PS. Sot PS falë Soros dhe opozitës, ka më shumë pushtet se ç’kishte në vitin 1991. Do ia çmontojmë këtë pushtet,” tha Berisha.

Sipas tij, Soros ndihmoi që Rama të kapte të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

“Vetingun e përdori si gjah shtrigash, për të larguar çdo gjykatës apo prokuror që kishte bindje apo prejardhje të djathtë. Kush e bën këtë veting? Edi Rama me Engjëll Agaçin. Të dhënat e SHISH i merrte Agaçi dhe i çonte te një person aty. Kjo është drejtësia më e kapur. Ky SPAK ka dërguar në gjykatë 63 persona, kurse task forca e antikorrupsionit në vitin 2009 ka dërguar në gjykatë mbi 300 persona. Tani duan të heqin gjykatat e apelit dhe t’i mbledhin në Tiranë. Çfarë shpenzimesh të tmerrshme duan të krijojnë. E kanë bërë në vitin 1998, por kjo është reformë që gjobit qytetarët,” tha Berisha.



4 Comments

  1. Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.

  2. “Sot PS falë Soros dhe opozitës, ka më shumë pushtet se ç’kishte në vitin 1991. Do ia çmontojmë këtë pushtet,” tha Berisha.

    Nuk duhet ti kishe lënë gjarpërinjtë të bëheshin bashke o doktor! E sheh çfar lëmshi kanë bërë tani?! Te duhet shum fat.

    Por gjërat do zgjidhen një ditë, po jo ashtu si mendon ti doktor!!

  3. Salihu qe e solli kete sorosin ne shqiperi i beri lavde njelloj si bente per enverin ramizin,salihu nepermjet sorosit dhe investimeve qe ky beri e beri fshatin dixhital keshtu thote salihu neper lajmet e klanit të kohes

  4. Te kapurit e reformuar do te ishte me mire… A jeni Ju pjese e saj, duke votuar 140… (krenari e madhe e shokut Metaj…) dhe, po iu kujtohet shif listen per ke keni votuar neper organet e p*rdh*s … Iket nga parlamenti/ nga pushteti u iken dhe te votuarit tuaj… (ato degjojne vetem pusht*t)… Iket Ju i votoi ligjet shoku Metaj… mos te kishit ik do te kishim prape 140…. U futet tani prape do t’i votoni…140…
    Po te ishit ne pushtet askush nuk do t’u ngacmonte… Vetem do ndryshonte rrjedha e punes se… duke degjuar edhe pjesen tuaj (ke do vistoni dhe ke jo/ me lista perpara)… Po te kishit pjesen tuaj atje ku ju duhen votat ne rregull do te ishte puna… kaq e thjeshte eshte… kur i mesuat bemat per shokun Dvo**ni… ne pushtet ka qene edhe nen pushtetin tuaj dhe, atehere….
    Ju duhet pushteti per te ruajtur gardhin….
    Kur do te flisni ndonjehere edhe per…. nga dita e pare… e fatkeqesise “natyrshem” çdo dite e keni ndryshuar qendrimin ndaj LB-se… pffffffffffffffffffffffffffffff kush ju ndaloi per So**Sin non grata … askush … përgjigje…
    mjerim pa fund ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *