• |
ide | kryesore

DETAJE/ 4 viktimat në Qerret janë turistë rusë, u asfiksuan në sauna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

4 turistë rusë janë gjetur të pajetë në një sauna në një hotel në Qerret të Kavajës. Mësohet se viktimat janë 2 meshkuj të moshave 40 dhe 58 vjeç si dhe 2 femra të moshave 31 dhe 37 vjeçe.


Burime policore thanë se prej gati 1 jave ata ndodheshin në vendin tonë. Turistët janë vonuar për t’ju bashkuar grupit që i përkisnin. Këta i kishin kërkuar prej disa orësh dhe në fund është zbuluar ngjarja e rëndë.


Paraprakisht mendohet që 4 viktimat të jenë asfiksuar për vdekje. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, prokuroria dhe ambulanca ndërsa është njoftuar edhe ambasada ruse.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit rusë, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
©LAPSI.al

1 Comment

  1. Ngjarje shume e rende.
    Jashte shtetit ka liçense me vete cdo hotel per dhoma sauna nga ministria perkatese.
    Po ketu a ekziston ndonje kontroll ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu