• |
ide | kryesore

Erion Veliaj del hapur/ Shpreh admirim për “atvrasjen” politike që kreu Lulzim Basha

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Erion Veliaj është projektuar tashmë si pasardhësi i paracaktuar i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Ish-kreu i G99 që u katapultua në forumet më të larta të PS, më pas u emërua ministër në qeverinë e parë të Ramës dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Qartazi ai po ndjek një trajektore të njohur të karrierës politike, ku kanë ecur para tij, edhe Rama, edhe Basha.

Pavarësisht se Veliaj e fsheh ambicien për ta zëvëndësuar Edi Ramën përmes një përuljeje emblematike ndaj liderit socialist, mandati i tretë që fitoi PS, e ka zgjatur ndjeshëm kohën e pritjes për shansin, që ai të jetë në krye të Partisë Socialiste.

Në këto kushte, duket se durimi po mpaket për Veliajn, që këtë të premte ka shfaqur hapur admirimin për aktin e shumëpërfolur të Bashës, “atvrasjen” politike, përmes largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për Top Neës, Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm duke përjashtuar Berishën dhe për këtë meriton respekt.

“Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”-tha Veliaj.

Kjo është hera e parë që Veliaj shpreh hapur vlerësimin për goditjen që jep “biri” ndaj atit politik. Ky guxim i Veliajt për të parë me admirim eleminimin e atit politik, duket si një efekt i zgjatjes pa fund të qeverisjes së Ramës, që ka përpara edhe 4 vite të tjerë.

Vetë Rama e konsumoi “atvrasjen”, kur izoloi ambicien politike të Fatos Nanos duke e eleminuar atë politikisht, pasi i mori partinë. Nëse Veliaj do të arrinte të kryente të njëjtën gjë, atëherë mund të thuhet se në PS kjo do të konsolidohej si traditë, megjithatë është ende herët për të folur, pasi kushtet për Veliajn nuk janë përmbushur ende dhe gjithçka i mbetet për momentin, është të kontrollojë padurimin e tij./Lapsi.al

 

 



16 Comments

  1. Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.

  2. Kjo ambicie e plerionit për atvrasje e kontroll të PS është e vlefshme për sa kohë do jetë në krye të Bashkisë së Tiranës, në të kundërt do shpërfillet si një sufflaqexhi g99ç që është….

  3. Keshtu e kane ne gen komunistet, te ledhatojne bythen per te te futur … mjer ai qe i behet levdate nga komunistet.

    Rriji larg inskenimeve te tyre djallzore. Jane mjeshtra te mashtrimit , djalli vete meqe jane dhe ateista e nuk kane frike asgje ne kete jete.

    Fare bastarde, fatkeqesi kombetare per nje vend.

    Te fusin thiken mbrapa shpine, te fusin ne dhe te gjalle, te vrasin diten e te qajne naten, mbulojne mutin me shurr

    e c’fare mund tethuash per bastardet komunist? mbarojne gjithe faqet e librit dhe stilolapsat te shkruash per to.

    Ikni nga ai vend muti o te mjere, ikni me vrap…

    Komunista blu, e komunista kuq, e komunista k… f…yo!

    1. Shume sakte e ke thene dhe per te kuptuar kush jane komunistat,mjafton te shikosh Sali Berishen…!

  4. Hahahah… Flet subkoshienca e debatiksit… Edhe Ilir Meten e vrate, po LSI-istat tani i gjen ne PS, Jane ata lloj qe dhe gruan shesin!! Kur tvij PD-ja ne pushtet, jane me PD-ne!!!

  5. Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk I shkojnë gjithë ata të çmendur ne sallë. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA

  6. Gjithnjë ka humbur pikërisht kur ka dashur të bëjë si i fortë. Ka humbur më 1997 dhe nuk dinte ku të fshihej pasi tentoi të përdorë forcën kundër qytetarëve, ka varrosur PD-në më 1998, kur keqpërdori vdekjen e Azem Hajdarit dhe pushtoi zyrat e shtetit dhe TVSH, ka humbur më 21 janar kur vrau katër qytetarë, pse demonstronin para selisë së Kryeministrisë dhe ka humbur çdo përballje force me kundërshtarët në jetën e tij opozitare.

  7. Ahaha Lali Bytha e ardhmja e PS nga drogaxhiu te pederasti nuk i ben me pershtypje shqiptarit. Lali Bytha do bej ate qe i thote padroni. Do cohet ne 5 te mengjesit te lyej shkallen, do shkoj ne fshat ti coj Demin fshatarit pastaj ne fund do ta varim ne nje nga pemet qe ka mbjellur. Po ate gruan sa pidh qe e ka gjynaf ja qine te tjeret se vete feston 17 Majin.

  8. Tupanat bien në çdo pasdite perëndimi përgjatë turit të qyteteve, përligjen si lajmëtarë te shkarkimit të kreut demokrat, por zhurma e prodhuar nuk qaset si bindëse. A është Berisha ende kryetari i orkestrës së PD apo thjesht një i ftuar në ceremoninë mortore të partisë?

  9. “Në fakt atë që i bëra diktatorit, këta nuk ma falin dot kurrë”, poeti i shkruan Doktorit: “Atë pyll me lesh, bukur ja ke korrur, na thuaj ta dimë, ç’vegël ke përdorur?!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *