• |
ide | kryesore

Gjenden hajdutët e dosjes së Dhërmiut/ Arrestohet drejtori, një zyrtar dhe pronari. Dosjen e morën për të fshehur falsifikimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre ditë më parë kreu i drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës këshillin e qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika u tregonte gazetarëve sesi hajduti hyri nga dritarja dhe doli nga dera bashkë me dosjen e vjedhur.

Por sot policia e ka arrestuar atë vetë bashkë me një tjetër punonjës dhe me një pronar toke në Dhërmi si bashkëpunëtorë në këtë vjedhje. Dyshohet se ata e kanë marrë dosjen për të mbuluar falsifikimin që i kishin bërë formularëve të një trualli në favor të Spiro Dunit në Dhërmi i arrestuar sot bashkë me specialistin Kreshnik Mino.

Ata dyshohet se inskenuan vjedhjen për të mbuluar falsifikimin e pronës në bregdet ndërsa ende nuk dihet kush është personi që hyri nga dritarja dhe për tre minuta me ekzaktësine dikujt që orientohet në një mjedis të njohur gjeti dosjen,e mori dhe doli nga dera.

Kryetari i Qarkut të Vlorës Ervis Moçka i ka pezulluar nga detyra dy zyrtarët, drejtorin e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës Bardhyl Gjiks dhe specialistin Kreshnik Mino, protagonistë të grabitjes më të bujshme të dokumenteve zyrtare pas vjedhjes së postes dhe të dosjeve te tokave nen hetim ne prokurorinë e Durrësit./Top Channel



2 Comments

  1. Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *