• |
ide | kryesore

Gjenden të pajetë 4 persona në një hotel në Qerret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 persona janë gjetur të vdekur në një sauna në një hotel në Qerret të Kavajës. Mësohet se viktimat janë 2 burra dhe 2 gra në moshë të re.

Të njëjtat burime thanë se ata janë turistë rusë që prej 1 jave ndodheshin në vendin tonë. Nuk dihet ende identiteti i tyre.

Ata janë vonuar për t’ju bashkuar grupit që i përkisnin dhe më pas është zbuluar ngjarja. Paraprakisht mendohet që të jenë asfiksuar për vdekje.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, prokuroria dhe ambulanca. Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse në Tiranë ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *