• |
ide | kryesore

Kishin kultivuar bimë narkotike në pyll, policia vë në pranga 2 persona në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas një hetimi disa mujor në fushën e narkotikes, policia ka vënë nën pranga dy persona në Shkodër. U arrestuan shtetasit K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, pasi dyshohen si si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, si rezultat i kontrollit të ushtruar në zonën e pyllëzuar të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, 20 bimë të dyshuara cannabis sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *