• |
ide | kryesore

Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

Marrëveshja në fjalë mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave

Dekrati: 

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266
Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META



4 Comments

  1. eshte ber like floriri pul. ca gallate. e mbani mend si bente para zgjedhjeve? un jam ky jam ai, jam nga skrapari e jam prej kari, ca nuk thoshte… shifeni tani. dhe vazhdon thiatro…

    1. 😀

      Nuk me harrohet ajo sekuenca, kur u ul ne gjunj, para turmes, dhe bente me duar shqiponjen!

      Kjo republika jone, tip bananeje, lloj lloj speciesh mban!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *