• |
ide | kryesore

Mjekët japin detaje për shtrimin e Bill Clinton në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në repartin e terapisë intensive pas infeksionit të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut.

“Ai u pranua në njësinë e Kujdesit Intensiv për një monitorim më të gjerë. Ka marrë antibiotikë dhe lëngje. Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, – u tha në një deklaratë të mjekëve.

Clinton është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thuhet se u çua në këmbë pas trajtimit mjekësor.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, – thanë mjekët. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Ky me kembenguljen e tij i dha Kosoves pavaresine.Po te mos ishte ky burre Nato-ja nuk do nderhynte kurre

  1. Kosova nuk eshte vend i pavarur ne rradh te pare per faktin e vetem se ka nje flamur qesharak, kushtetute te kontrolluar dhe e ka ne kushtetute mos bashkimin me Shqiperine.

    Realiteti duhet pare ne sy ne menyre qe te rregullosh dhe parashikosh te ardhmen .

    Nderhyrjen ne Kosove ne 1999 e bene klikat nderkombetare qe kontrollojne Washingtonin dhe Brukselin, per ceshtjen e bazes ushtarake.

    Nje tjeter fakt eshte qe si eshte katandisur Shqiperia keto 30 vite ku jemi ne rrezik ekzistence si komb.

    1. Po po ashtu eshte? Fillove me ideiologji fantastiko-shkencore.Vetem mos fluturo se po na nxjerr qe edhe gomari fluruton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *