• |
ide | kryesore

Nga Korça Berisha zbulon planin se ç’do të bëjë nëse fiton

-Instant, Kryesore

Nëse në ditët e para të foltores Sali Berisha ka qenë evaziv dhe i pa përcaktuar lidhur me fundin e projektit të tij, dalëngadalë ai po zbulon disa pjesë të një pazlli që ende nuk e njohim të plotë. 


Ai ka thënë se deputetët do të zgjidhen me votën e bazës, se këshilltarët demokratë të bashkive do të ndjekin të njëjtën procedurë, se për herë të parë në historinë e saj PD do të lejojë fraksionet. 


Lexo me tej:

Surpriza/Berishës i bashkohet deputetja e dhjetë në foltoren e Korçës

 Por ajo që duket se ka lidhje dhe zbulon sekretin e projektit që Berisha ka për të ardhmen, gjithnjë nëse ai arrin të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të rrëzojë Bashën, është një propozim tjetër: Ai se partia do të organizojë primare për të vendosur se kush duhet të jetë kryeministri. 

Pra, kjo do të thotë se, nëse opozita fiton zgjedhjet kryetari i partisë nuk do të jetë automatikisht kryeministër. 

Andi Bushati:Parlamenti si arenë beteje me fantazmën e Berishës

Sa më shumë Berisha e përsërit këtë, ashtu sikurse bëri edhe në Korçë, aq më shumë ai e sheh të lidhur me deklaratat që bën për rikthimin në krye të partisë. Ai tha herën e fundit se histori njeh se rikthimet janë të suksesshme.

Po ç’nënkuptojnë këto deklarata, ç’do të thotë lidhja e tyre me njëra tëjetrën dhe çfarë tregojnë ato për qëllimet e Berishës.

Berisha: Reforma në drejtësi e kapur, kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’

Ideja mund të jetë që Berisha të bëhet kryetar po të mos synojë të jetë kryeminsistër nëse e nxherr opozitën fituese. Ky është një model që për shkak të moshës dhe konsumimit të gjatë politik, ai mund ta ketë huazuar nga lideri polak Jaroslaë Kaczynski.  Prej kohësh lideri polak Kaczynski e drejton vendin nga karrigja e forcës së tij politike “Drejtësi dhe ligj”. Pra duke folur për rikthim dhe duke mohuar indirekt synimin për të rimarë pushtet duket se Berisha po tregon një pjesë të synimeve të tij.

©Lapsi.al

 

6 Comments

  1. Teksa i bëri një dhuratë ish-kryeministrit, Vrenozi tha se Basha jo vetëm që po përçan PD-në, por edhe familjet demokrate. Si shembull ai solli rastin e djalit të tij, i cili kishte refuzuar t’i bashkohej takimit.namik hoti ka thene,maloku nuk i zbriten kalit ju shpellkare ju takon ta rrezoni nga kali

  2. Sot e deklaroi hapur ambicien per t’u kthyer ne krye te PD-se. Ishte e natyrshme qe levizja e Sorosit do ta hidhte Berishen ne modelin e ketyre Republikave ish-socialiste te Europes qendrore qe edhe pse kane nje nivel pro-amerikanizmi te ngjashem me tonin jane te urryera nga administrata Biden, te pare me dyshim nga pjesa tradicionale e partise Republikane dhe me adhurim nga pjesa populiste e saj qe gjithmone e me shume po e merr ne kontroll partine. Nuk e di si mund te aplikohet modeli Polak ketu por eshte ekzagjerim te thuash qe Kaczysnki e drejton vendin nga selia e partise. Te pakten presidenti Duda nga intervistat duket qe eshte politikan me personalitet dhe jo kukull e dikujt.

  3. Aha – Andi Italiani ka filluar te pasuroje gjuhen shqipe me fjale te cuditshme. Ai flet per “pazlli” sikur po flet per gjuhe jashte tokesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu