• |
ide | kryesore

“Pazar me PD-në për zgjatjen e mandateve të vettingut?”/ Rama: Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS. Kryeqeveritari është pyetur nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut, pasi për të arritur këtë nevojiten edhe votat e PD-së në parlament. Ndryshe nga deklaratat e eksponentëve të PS-së të cilët kanë thënë se do të ketë bashkëpunim me opozitën për reformën në drejtësi, kryeministri i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se vetingu nuk është një kërkesë partiake.

Rama tha se Reforma në Drejtësi është i bazuar tek një partneritet i ngushtë, por thekson se zgjatja e mandateve të vettingut është i rëndësishëm.

“Këto nuk janë të lidhura, reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake por historike kombëtare. Ndërsa të tjerat janë cështje që patjetër mund të diskutohen, ne jemi gati të diskutojmë cdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare. Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, këtu është vija shumë e ndarë”, tha Rama.



1 Comment

  1. Pse do ti zgjatesh mandatin ? Ligji e percakton qart , zbato ligjin . Apo e dine se pastaj vetingu nuk varet me nga ty dhe prandaj kerkon qe ta kapesh o karagjoz ? Ti je me i ndyri i te ndyreve o pallosh 2 metrosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *