• |
ide | kryesore

Polemikat/ Borelli fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vucic lidhur me aksionin ptë cilët i ka ftuar në Bruksel për dialog.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në ShBA ka biseduar me Kurtin dhe Vucicin dhe i ka ftuar ata që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar.

“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektiva te njëjta. Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për situatën e fundit dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situata si ato që pamë në veri të Kosovës së fundi”, tha Stano. “Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet qetesim të situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.

Por Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell beri një gafë pak ditë më pare duke e kritikuar ndryshe nga SHBA aksionin antikondrabande te qeverise Kurti ne Veri te vendit.

Lexo me tej: 

Aksioni i Qeverisë Kurti në Veri përçan aleatët e NATO/ Brukseli kundër veprimeve të pakoordinuara, SHBA e Britania ndryshe

Gazeta austriake “Der Standard”, duke komentuar kete qendrim shkruajti: “Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare.
Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Twitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”.
©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *