• |
ide | kryesore

Princ William, mesazh për miliarderët: Në vend që të udhëtoni në hapësirë, shpëtojeni Tokën

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi BBC ka publikuar një intervistë të zhvilluar me Princ William.

Në intervistë, William ka dhënë një mesazh për të gjithë miliarderët që udhëtojnë në hapësirë. Duka i Cambridge  është shprehur se mendjet e mëdha duhet të mendojnë se si t’i zgjidhin problemet në planetin Tokë, në vend që të udhëtojnë në hapësirë në kërkim të një vendi tjetër për të jetuar.“Është thelbësore të fokusohemi në këtë planet, e jo të heqim dorë dhe të shkojmë në hapësirë, në mënyrë që atje të gjejmë zgjidhje për të ardhmen”, ka deklaruar princi.Gjithashtu, ai ka shtuar se gjeneratat e reja po bëjnë më shumë panik për krizën klimatike dhe se e ardhmja e tyre është jashtëzakonisht e kërcënuar nga ndryshimet e mëdha që po na vijnë.

 



1 Comment

  1. Kolonizimi i hapesires eshte ne vetvete mision fisnik. Toka nuk mund te shpetohet perjetesisht dhe shperhapja e njeriut neper kozmos eshte shansi i vetem per mbijetesen e jetes inteligjente te pakten ne galaktiken tone ku nuk duket te kete shenja jete pertej tokes. Eshte ceshtje zgjedhjeje. Nese toka nuk mund te shpetohet na duhet nje plan B, dhe ai plan B eshte i nevojshem te jete i gatshem para se nje lufte krejt e mundshme berthamore ta ktheje qyteterimin ne hi pavaresisht perpjekjeve me te mira per ta ndalur te miliardereve, princave apo kujtdo tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *