• |
ide | kryesore

Regjistrohen 924 raste aktive me koronavirus në Kosovë, injektohen mbi 7 mijë vaksina brenda ditës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 924.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,598, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,973 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

 

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *