• |
ide | kryesore

Rektori i Universitetit të Tiranës: Nuk ka shtyrje të vitit të ri akademik, studentët e pavaksinuar do të lejohen nëse paraqesin test PCR

Arkiva



Ditën e hënë, më datë 18 tetor do të nisë viti i ri akademik për të gjithë studentët në mbarë vendin, ndërsa më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master. Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës u shpreh sot se asnjë studentet që nuk është vaksinuar dhe nuk paraqet testin PCR apo rekomandimin e mjekut për arsyet për të mos injektuar dozën nuk do të lejohet që të futet në ambientet e universiteteve.

Rektori Hoxha tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen.

Po të marrim shifrat e studentëve që janë përgjigjur pyetësorit që i kemi dërguar, pyetësori i është dërguar mbi 30 % të studentëve, mbi 50% e tyre janë të vaksinuar. Universiteti i Tiranës ka mbi 20 mijë studentë. Flasim për një numër shumë të madh. Nuk mendoj se interesi ka qenë i ulët, por nuk kanë ardhur akoma, me përjashtim të atyre të Tiranës. Studentët e vitit të parë janë thuajse të vaksinuar” deklaroi ai.



1 Comment

  1. Mos genje si derr.

    As 20% e studenteve nuk jane vaksinuar.

    Studentet nese nuk jane teresisht dele duhet te dalin masivisht ne protesta, sidomos te shtunen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *