• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 5.4 kg kanabis në një banesë në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka arrestuar një 25-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë të shtetasit T. M., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, banues në fshatin Bashaj, Vlorë

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Lëndëve Narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *