• |
ide | kryesore

Shpërthen flaka në kabinën elektrike pranë “Shefqet Ndroqit”, zjarri nuk prek godinën

-Instant, Lajme, Të fundit



Një kabinë elektrike e cila është në afërsi të spitalit Shefqet Ndroqi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Fatmirësisht zjarri nuk ka prekur godinën. Flakët u vunë nën kontroll shpejt, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikës dhe po punohet për normalizimin e situatës.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në kabinën elektrike, ndërsa policia ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *