• |
ide | kryesore

Stuhi dhe mot ekstrem/ Hapet gropa në mes të rrugës në Selanik dhe “përpin” autobusin

-Instant, Lajme, Planet



Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka goditur të gjithë rajonin. Kjo ka rezultuat në një ngjarje të frikshme që ndodhi mëngjesin e sotëm në Greqi. Pesëmbëdhjetë pasagjerë përjetuan një momente tmerri teksa ndodheshin brenda një autobusi. Në momentin kur mjeti po përshkonte rrugën Ethnikis Anistaseos në Kalamaria ra në një gropë që u hap në mes të rrugës.

Mediat greke shkruajnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Tmerrues është gjithashtu fakti se një incident i ngjashëm ndodhi vitin e kaluar, pikërisht në të njëjtin vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *