• |
ide | kryesore

Ulje drastike e rasteve me COVID-19 në Kosovë, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Këto raste janë zbuluar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 personave.

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar.  “Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.

Në total numri i rasteve aktive është 786” thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *