• |
ide | kryesore

Vajza e Madonna-s habit me deklaratën e saj: Mami më ka kontrolluar gjithë jetën

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja, Lourdes Leon, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me mamanë,këngëtaren Madonna.

Në një intervistë ,Lourdes zbuloi se Madonna është shumë fanatike dhe e ka kontrolluar atë për gjatë gjithë jetës së saj. “Nëna ime është një fanatike e kontrollit dhe ajo më ka kontrolluar gjithë jetën time. Unë kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme”, rrëfeu modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se  nuk merr asnjë ndihmë nga familja e saj. “Unë mendoj se nëna ime i pa të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm dhe tha se fëmijët e mi nuk do të jenë kështu. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat tuaja, atëherë u jepni atyre pushtet mbi ju”,shtoi Leon. Lourdes është vajza e Madonnas me ish-bashkëshortin e saj Carlos Leon, me të cilin ishte e martuar nga shtatori 1994 deri në maj 1997.Këngëtarja ka një djalë tjetër 21-vjeçar me  Guy Ritchie dhe pesë fëmijë të birësuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *