• |
ide | kryesore

11 nxënës humbin jetën gjatë ekskursionit në brigjet e lumit në Indonezi

-Instant, Lajme, Planet



Njëmbëdhjetë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë, në një aktivitet shoqëror pranë një lumi në Indonezi. 150 të rinj anëtarë të grupeve jashtë-shkollore islamike, të moshave nga 13 deri 15 vjeç po ecnin përgjatë lumit Cileulur duke pastruar brigjet e tij. Sipas raportimeve, një grup prej 21 nxënësish kishin tentuar të kalojnë në anën tjetër. Për arsye të motit të keq terreni ishte shumë i rrëshqitshëm dhe 11 veta ishin kapur për dore dore për të kaluar lumin. Njëri prej tyre ra në lumë dhe shpejt 10 veta të tjerë u zhytën bashkë me të.

Vendasit arritën të shpëtojnë dhjetë nga nxënësit. Autoritetet thanë se po hetojnë shkaqet e incidentit të rëndë.

Studentët kishin kryer ekskursionin e tyre megjithë paralajmërimet nga agjencitë meteorologjike për ardhje te hershme te sezonit të shirave të nëntorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *