• |
ide | kryesore

Flet vajza e Madonnës: Ajo është shumë fanatike

-Instant, Paparazzi, Slider



Vajza më e madhe e Madonnës, Lourdes Leon, thotë në një intervistë të re se këngëtarja e famshme është një prind çuditërisht i rreptë.

“Mamaja ime është një fanatike dhe më ka kontrolluar gjithë jetën time,” -tha 25-vjeçarja për Interview Magazine, të enjten. “Kisha nevojë të isha plotësisht e pavarur prej saj sapo mbarova shkollën e mesme.”

Leon, e cila punon si modele, tha se një nga mënyrat se si e gjeti pavarësinë e saj ishte duke paguar vetë për shkollimin e saj në kolegj dhe apartamentin në Nju-Jork, pavarësisht pasurisë së madhe të nënës së saj.

“Nuk marr asnjë ndihmë në familjen time. Natyrisht, unë u rrita me shumë privilegje. Nuk mund ta mohoj këtë. Por unë mendoj se nëna ime duke parë të gjithë fëmijët e tjerë të njerëzve të famshëm, tha: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu’. Gjithashtu, mendoj se nëse prindërit tuaj paguajnë për gjërat, atëherë u jep atyre pushtet mbi ju,” –u shpreh Lourdes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *