• |
ide | kryesore

Gafë e Sarrit për Radu, ndërhyn Lazio: “Nuk ka patur Covid”

-Instant, Sport



Me Covid, pa Covid. Maurizio Sarri ka bërë një gafë të vërtetë në lidhje me gjendjen e Stefan Radu dhe Lazio duhej të ndërhynte zyrtarisht. Trajneri, duke folur për mbrojtësin që e ka përdorur shumë pak këtë sezon, është shprehur: “Nuk e shihja në gjendje të mirë, vetë Radu më tha se ai luftoi për t’u rikuperuar pas Covid”. Sëmundje që ai në fakt nuk e ka kaluar, siç specifikohet nga Lazio: “Doza e dyfishtë e vaksinës i shkaktoi atij simptoma”:

Kjo është deklarata e klubit bardhekaltër: “Duke iu referuar konferencës për shtyp të zotit Maurizio Sarri dhe fjalisë për lojtarin Stefan Radu, vetë trajneri ka specifikuar kuptimin e fjalëve të tij: lojtari nuk ka kontaktuar COVID-19 dhe i është nënshtrua rregullisht, si gjithë pjesa tjetër e ekipit, këtë verë, dozës së dyfishtë të vaksinës e cila në rastin e tij dha, për disa ditë, një reagim të butë dhe këmbëngulës”, thuhet në shënimin e klubit lacial.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *