• |
ide | kryesore

Kundër certifikatës së vaksinimit, mijëra protestues mblidhen në sheshet e Italisë

-Instant, Lajme, Planet



Mijëra protestues janë mbledhur të shtunën e trembëdhjetë radhazi për të protestuar kundër certifikatës së vaksinimit. Protesta agravoi në mbrëmje, kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë, ndërsa këta të fundit ndërhynë për të shpërndarë turmat. Një person ka rënë në pranga dhe 4 të tjerë janë ndaluar. Protestat në Itali kanë filluar që prej momentit kur punëtorëve u është kërkuar që për tu futur në ambientet e punës nga data 15 tetor të vërtetojnë se janë vaksinuar, ose të tregojnë një test negativ të 48 orëve ose dëshmi se janë shëruar nga COVID-19.

Ndërkohë në një protestë paralele, dhjetëra mijëra qytetarë të prirur përgjithësisht nga partisë e majta, janë derdhur në Piazza San Giovanni, ku kanë protestuar kundër neo-fashizmit. Kjo lëvizje erdhi një javë pasi ekstremistët e krahut të djathtë hynë me forcë në selinë e konfederatës më të vjetër të punës në Itali.



1 Comment

  1. Llapsi, po thoni edhe qe greva e no vax deshtoi sepse ne itali jane vaksinuar me shume se 75%e popullsise. Llapsi, nese ka injorante mes jush, facebooksa app tik tokera i nxirrni perjashta se jane kunder progresit..pervecse kuder lirise se vertete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *