• |
ide | kryesore

Lewandowski, thyerja me Bayern përfundimtare: në mendjen e polakut është vetëm Real Madrid

-Instant, Sport



Robert Lewandowski nuk është nga ata lojtarë që nuk kanë oferta, edhe pse tashmë është 34 vjecar. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, Lewandowski po planifikon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni. Skuadra që i intereson më shumë është Real Madrid, duke pasur parasysh vështirësitë për të arritur te Haaland dhe nën trysninë e PSG për të mos hequr dorë nga Mbappé, mund të jetë destinacion i mundshëm për sulmuesin polak.

Sipas asaj që bëri të ditur Sport Bild, vetëm dy ditë më parë, Lewandowskit nuk i kanë pëlqyer fare deklaratat e drejtorit sportiv të Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, që konfirmoi interesimin e bavarezëve për Erling Haaland. Sipas gazetës gjermane, sulmuesi polak madje mund të vendosë të largohet nga klubi në fund të sezonit, nëse bavarezët vendosin të bëjë lëvizjen finale për të sjellë yllin e Borussia Dortmund në Allianz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *