• |
ide | kryesore

Lezhë/ Dy vëllezër tentojnë të vrasin vjehrrin e motrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje rëndë është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë. Dy vëllezër A. K. dhe E. K. kanë rrahur vjehrrin e motrës dhe më pas kanë tentuar të marrin armët e zjarrit në banesën e babait të tyre për të qëlluar ndaj tij. Fqinjët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në banesë ku kanë konstatuar dy të rinjtë e moshave 27 dhe 29 vjeç duke dhunuar 53-vjeçarin. Në banesë policia ka gjetur një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.

Në pranga bashkë me dy vëllezërit është vënë edhe babai i tyre i cili tashmë do të hetohet për armëmbajtje pa leje ndërsa ndaj dy të rinjve rëndon akuza për dhunë në familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *