• |
ide | kryesore

Nëntë vjedhje të energjisë elektrike në 4 qytete të Shqipërisë/ Arrestohen 2 persona, ndërhynë në matësit elektrikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht sepse akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Nëntë raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë konstatuar nga kontrollet e OSHEE me strukturat e policisë së Shtetit në Tiranë, Shkodër, Dibër dhe Krujë. Ata kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre për të vjedhur energjinë elektrike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 njoftohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *