• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, djali ishte me probleme mendore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën nga zjarri në apartamentin e saj në zonën e Astirit në Tiranë dhe i të birit të saj.


Gruaja 62-vjeçare quhet Hava Osmenaj kurse djali Klodian Osmenaj, 36 vjeç. Pasi janë hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve që ranë në apartamentin e tyre në katin e tretë, nëna nuk ka mundur të shpëtojë, kurse djali ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia e Shtetit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 5:55, në Astir, pasi ra zjarr në katin e tretë një pallati.


Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia, dritarja, shtetasja H.O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K.O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu