• |
ide | kryesore

Paradoksi i Newcastle, askush nuk bindet: shumë para, por po aq refuzime, nga lojtarët e mëdhenj te pankina

-Instant, F1, Sport



Profesioni i trajnerit, siç dihet, është një ndër më të pasigurtët në botë. Sidomos nëse je në drejtimin e Newcastle dhe emri yt është Steve Bruce. Renditja nuk po i jep asnjë ndihmë, por që kur kanë ardhur pronarët e rinj, grupi saudit PIF, emrat e shkëlqyer të pretenduesve të mundshëm për stolin e Magpies nuk kanë munguar. Tifozët, të joshur nga disponibiliteti i madh ekonomike menaxherial, duan një ndryshim të shpejtë. Problemi, megjithatë, është se sauditët deri tani kanë marrë vetëm refuzime: nga Rodgers, te Conte e Zidane.

I pari nuk është i gatshëm të heqë dorë nga skuadra e tij aktuale, Leicester, me kampionatin në zhvillim, pavarësisht një super oferte (flitet për 16 milionë në sezon), edhe sepse, sipas Daily Mail, ai është identifikuar nga drejtuesit e Manchester për të zëvendësuae Guardiola nga viti 2023 në pankinën e City. Antonio Conte as nuk e ka marrë parasysh propozimin e një klubi, i cili, pavarësisht se ka një mundësi të madhe ekonomike, ka zbritur në vendet e fundit të Premier League. Zidane, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të kthehet në pankinë nëse nuk thirret nga Juventus ose kombëtarja franceze. Mbeten në këmbë hipotezat që të çojnë te Lampard, aktualisht pa ekip, dhe Gerrard, i cili është në krye të Glasgow Rangers dhe i cili ka deklaruar: “Do të shoh lojën e Newcastle sepse Bruce do të ulet në stol për herë të njëmijtë. Ai është një personazh i mrekullueshëm, ne kemi një marrëdhënie personale dhe ka një respekt të madh mes nesh. Unë mendoj se është interesante ajo që po ndodh te Newcastle dhe natyrisht të gjithë duan të shohin se si evoluojnë gjërat. Por nga pikëpamja personale nuk jam shumë i interesuar për spekulimet. I uroj Bruce gjithë të mirat. Unë i pari nuk do të doja që njerëzit të spekulonin mbi punën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *