• |
ide | kryesore

Përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bie në prangat e policisë një 39 vjeçar në Tiranë që ka përndjekur vazhdimisht ish të dashurën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi i shtetasit B. M, 39 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur ish të dashurën e tij”, thotë policia.

Të arrestuar janë edhe 3 të rinj për vjedhje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. D, 24 vjeç dhe A. H, 21 vjeç, dhe shpalljen në kërkim të shtetasit E. H, 26 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit Y. H. Gjithashtu, shtetasi F. D, përveç bashkëpunimit në tentativën e vjedhjes ka siguruar edhe mjetet për realizimin e kësaj vjedhjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin për shtetasin e mitur me iniciale A. Th, 17 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim”, thotë policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *