Arrestohet ish-kandidati i LSI në Tiranë Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit. Joka ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” që pasi u filmua duke shpërndarë para. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga, 6 muaj pasi ishte shpallur në kërkim.
“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.
Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.
Këto akuza vetë Joka i ka mohuar duke thënë se është e sajuar. Ai ishte i renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë ndërsa mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, kur edhe ishte i shpallur në kërkim.
Po Damlla termeti kur do arrestohet?
doli me video qe numurusi ne gjirokaster pasi ndryshonte votat merrte min cuci ne cel Au be hetim per ket apo lesh
Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk I shkojnë gjithë ata të çmendur ne sallë. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA,e shikon o tosi kjo lsi ishte ne kualicion me pd,kuptoje kush vjedh dhe blen voto e ne shkoder kush ka vota