• |
ide | kryesore

U filmua duke dhënë lekë për vota, arrestohet ish-kandidati për deputet i LSI, Etjon Joka

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet ish-kandidati i LSI në Tiranë Etjon Joka i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit. Joka ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” që pasi u filmua duke shpërndarë para. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga, 6 muaj pasi ishte shpallur në kërkim.

“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me zë në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Këto akuza vetë Joka i ka mohuar duke thënë se është e sajuar. Ai ishte i renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë ndërsa mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, kur edhe ishte i shpallur në kërkim.



3 Comments

  1. doli me video qe numurusi ne gjirokaster pasi ndryshonte votat merrte min cuci ne cel Au be hetim per ket apo lesh

  2. Halli I Sali Berishes për të mos treguar se çfarë do bej, natyrisht që është I madh. Nëse nxjerr kandidat, I përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk I shkojnë gjithë ata të çmendur ne sallë. Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk I shkon me njeri pas, se e dine qe jane të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA,e shikon o tosi kjo lsi ishte ne kualicion me pd,kuptoje kush vjedh dhe blen voto e ne shkoder kush ka vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *