• |
ide | kryesore

Video/ Nga pretendimi për titull, në zonën e rënies nga kategoria: edhe Egnatia mposht Laçin, vendosi Pedro Augusto

-Instant, F1, Sport, Video



Takimi i kthesës, fitorja e parë, shpresa e fundit e Vukicevic. Të gjitha këto mbetën në letër, sepse befasinë në ndeshjen e parë të Lacit në shtëpi, pas rikonstruktimit të fushës e ka bërë Egnatia, që doli fituese me rezultatin 0-1. Nuk shërbyen as tifozët, e as presioni për rezultat ndaj teknikut malazez, sepse vendosi Pedro Augusto, i cili pasi dënoi javën e kaluar Kastriotin, fundosi edhe Lacin, që e sheh veten nga pretendimet për titull, në vendin e fundit të renditjes.

Kurbinasit me dy barazime e tre humbje nuk e kanë provuar ende fitoren në kampionat dhe tani rrezikojnë të mbeten edhe pa trajner, sepse një skuadër që me Duron bëri aq mirë në Kupat e Europës, tani me Vukicevic ka prekur fundin pas pesë javëve të para. Rastet e shpenzuara në pjesën e parë, me Guindon në minutën e 9 e në të 42, por edhe Velkovskin në të 23 mund ta kishin zgjidhur ndeshjen përpara se të komplikohej. Dëmtimi i Zarubicës iu shtua telasheve të bardhezinjve, që u shembën në pjesën e dytë.

Pikërisht atëherë kur loja e Egnatias së Maganit përgjumi vendasit, duke ulur ritmin e me rastet inekzistente, Pedro Augusto shënoi golin deçiziv pas një aksioni brilant në kundërsulm, me shumë kombinime me shokët e skuadrës në minutën e 75′. Sulmuesi u dëmtua 10 minuta më vonë, duke lënë fushën e lojës, por kjo nuk ndikoi që rrogozhinasit të merrnin suksesin e dytë radhazi duke u renditur tashmë provizorisht në vendin e dytë, në kuotën e 8 pikëve, në shoqërinë e Tiranës e Teutës, që duhet ende të luajnë për javën e 5 të Superiores.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *