• |
ide | kryesore

Video/ Publiku e duartroket, ish-skuadra i shkakton humbjen e parë në Serie A: Iznaghi e Inter përmbysen nga Lazio

-Instant, Sport, Video

Interi dorëzohet në Romë, i përmbysur nga një Lazio kurajoze, që shkon të fitojë 3-1 në ndeshjen e javës së 8 të Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghit kanë pësuar kështu humbjen e parë në kampionat, pikërisht në ish-shtëpinë e teknikut. Në Olimpico pati shumë raste dhe polemika. Perisic (12 ‘) zhbllokoi ndeshjen me një penallti, pastaj Immobile (64’) barazoi sërsish me një penallti, ndërsa Felipe Anderson (81 ‘) përmbysi gjithçka duke shënuar me Dimarcon që ishte rrëzuar në tokë. Në fund Milinkovic Savic (91’) nënshkroi trisin, përpara se Luiz Felipe të ndëshkohej me karton të kuq.



Kthim më të hidhur në Olimpico, Simone Inzaghi nuk mund të imagjinonte, pavarësisht pritjes së bukur të Curva Nord para fillimit të ndeshjes. Në fund Lazio triumfoi me përmbysje duke i shkaktuar Interit humbjen e parë në kampionat, e që i rrezikon të shohë Napolin dhe Milanin të shkëputen. Pas penalltive të Perisic dhe Immobile, vendosi goli i Felipe Anderson, i kompletuar me një skenë të mëvonshme të sikletshme sepse braziliani nuk u ndal pavarësisht se Dimarco ishte në terren, duke mos respektuar sipas zikaltërve lojën Fair Play. Lojtarët e Inter në këtë situatë humbën kthjelltësinë dhe i zakonshmi Milinkovic (me golin e tretë radhazi kundër Interit) e mbylli ndeshjen në favor të skuadrës së Sarrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu