• |
ide | kryesore

Vukicevic, pret shkarkimin nga Laçi: “Duke parë këtë situatë, fati i trajnerit dihet”

-Instant, Sport



“Është e vështirë, unë e kam thënë që dy pikë për 5 ndeshje nuk është situata. Kemi pasur gabime, por e vërteta është që ne kemi vetëm dy pikë”. Me llogari të bëra, Dejan Vukicevic e ka të qartë se shkarkimi nga pankina e Lacit është hipotezë, pothuaj e sigurtë. Tekniku malazez, i ardhur për të luftuar për titullin, e sheh veten në vendin e fundit me dy pikë e praktikisht pa alibi: “Ne kishim tre-katër raste për gol, por nuk shënuam dhe në pjesën e dytë nuk ishim aty. Nuk besoj se e kemi merituar këtë humbje, por në futboll ndodhin”.

Edhe nëse në futboll këto gjëra ndodhin, fatura që duhet paguar është e ditur: “Është e qartë që nëse një klub nëse ndodhet në këtë situatë atëherë skuadra duhet të japë përgjigjet e duhura. Jemi stërvitur shumë, por kur skuadra nuk fiton fati i trajnerit dihet. Falënderoj të gjithëve që besuan te unë dhe tek profesionalizmi im. Duke parë këtë situatë fati i trajnerit dihet.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *