• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i 4 turistëve të vdekur në saunën e hotelit në Qerret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një saune. Burimet thanë se turistët rusë kishin prenotuar në hotel “Gloria” dhe ndodheshin aty prej 1 jave.

Ata janë 2 burra dhe 2 gra të cilët u gjetën të pajetë nga stafi i hotelit rreth orës 22:20 të premtes. Viktimat janë Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Alarmin për zhdukjen e tyre e vunë miqtë e turistëve. Pas gjetjes së trupave u lajmërua ambulanca, por duket se ka qenë tepër vonë. Policia tha në një njoftim paraprak se shkak për humbjen e 4 jetëve të jetë bërë asfiksia në sauna.

Dyshohet se turistët rusë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe se kanë qëndruar më gjatë se sa lejohet brenda në sauna. Stafi dhe drejtuesit e hotelit janë shoqëruar në komisariatin e Kavajës për të dhënë dëshmitë.

Do të jetë ekspertiza ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada ruse në Tiranë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po sauna attendant ( kujdestar) nuk kishte sauna????!!!!!
    Po ku ka sauna pa kujdestar ne Europe.
    Jane bere katundaret e pagdhendur , qe e mbushnin barkun me buke me qepe me hotele te bërë me pare kurvlliku.
    Shteti shqiptar akoma me kurve per vete.

  2. Sa per komentin e ketij vemjes me siper qe po shan pronaret e hotelit dhe Shqiptaret, mor bastard muti qe shan Shqiptaret per ruset , faj kane pronaret dhe sherbimi se Ruset denden ne alkol dhe vdesin nga asfiskimi???
    Per me teper qe sherbimi ka shkaur 2 here ti shikoje.

    Bastard qe mezi prisni me shajt kombib tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *